
Ndonëse situata e përmbytjeve në vend përmbush çdo kriter për të shpallur gjendjen e fatkëqësisë natyrore, sipas kreut të PD-së Sali Berisha, qeveria nuk do ta shpallë këtë gjendje, sepse nuk do të kompensojë qytetarët të cilët janë të dëmtuar.
“Moshpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjendje e cila ka tejkaluar, plotëson në këto rrethe të gjitha kriteret për t’u shpallur. Por kjo mosshpallje vjen për shkak se nuk duan t’i kompensojnë qytetarët për humbjet e tyre. Sepse shpallja e gjendjes së fatkeqësisë detyron qeverinë të kompensojë të gjitha dëmtimet e krijuara nga fatkeqësia. Këtu qëndron fakti që narko-qeveria dhe Edi Rama sodisin. E vërteta është që Edi Rama është i tmerruar nga dosja e tij. Në çdo rresht të dosjes Balluku, Edi Rama lexon emrin e tij. Në çdo rresht të aeroportit të Vlorës, tunelit të Llogarasë, unazës së Madhe dhe tenderave të tjera, de facto prapa Lubisë është Edi Rama. Ndaj dhe ai po bën gjithçka që të bllokojë drejtësinë dhe kërkesën e saj”, u shpreh kreu demokrat. (A2 Televizion)