“Nuk ju duhet pasaporta greke”, Rama: Do merrni europianen, në tryeza me BE si shqiponja

Nga Arestina Skënderi
30 Mars 2025, 20:20 | Politikë

Integrimin në BE, kryeministri Edi Rama e përdori edhe për të bindur shqiptarët në Athinë që ta votojnë më 11 maj.  

Njohjen e pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me Greqinë, por nga anëtarësimi, u shpreh kryeministri.  

Por, a mund të bëhet Greqia pengesë në këtë proces? Rama tha se ngërçi për Alfred Belerin u tejkalua, por Shqipëria i mbetet kërkesës për të hequr ligjin e luftës, duke e cilësuar një absurditet.

Nuk mungoi thirrja që shqiptarët të kthehen në Atdhe, me premtimin për rritjen e pagës mesatare në 1000 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos