
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Pogradec, për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj force politike.
Me njw rezultat tw ngushtë votash, Oligert Muçllari zgjidhet kryetar i PD në Pogradec, shkruan A2.
Ai fitoi me 247 vota kundrejt kandidatit rival në këtë garë, Kasem Galla, i cili mori 224 vota, ndërsa sipas procesverbalit janë regjistruar edhe 6 vota të pavlefshme. (A2 Televizion)