“Nuk mjaftojnë ato 5 kërkesa”, Aleksandër Çipa: Ja “lëvizjet” që duhet të bëjnë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2026, 21:41 | Politikë

I ftuar në emisionin “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, gazetari Aleksandër Çipa komentoi zhvillimet e fundit të protestës, duke u shprehur se protestuesit nuk duhet të ndalen vetëm te pesë kërkesat e paraqitura, por të vijojnë të këmbëngulin deri në arritjen e objektivave të tyre.

Sipas Çipës, lajmin për një dialog të mundshëm mes protestuesve dhe qeverisë e kishte mësuar vetëm përmes mediave, ndërsa shtoi se nuk kishte dëgjuar asnjë njoftim zyrtar nga organizatorët e protestës.

Këtë lajm e kam mësuar nga ju, nga media. Nuk kam dëgjuar asgjë nga organizatorët e protestës. Nuk e di kush mund ta ketë dhënë dakordësinë për këtë

 Për mua, të ulesh të flasësh me Taulant Ballën, kur ai të quan ‘mbetje sociale’, apo me Edi Ramën, që nuk ka lënë epitet pa u vënë protestuesve, më duket një ushtrim kotësie.”, tha ai.

Çipa theksoi se, përtej pesë kërkesave të protestuesve, ekziston një kërkesë që e konsideron të panegociueshme.

Aty ka një kërkesë fare specifike, që është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe ajo është një kërkesë e patjetërsueshme.

Sipas tij, protestuesit nuk duhet të pranojnë zgjidhje të pjesshme apo kompromise për kërkesat e tyre.

“Nuk mund të thuhet se u gjet një marrëveshje nëse plotësohen vetëm disa nga kërkesat. Kjo është parë edhe në protesta të mëparshme.

Kjo është një protestë qytetare dhe protestuesit duhet t’u mëshojnë kërkesave të tyre deri në plotësimin e tyre sa më shpejt.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos