
Ky është momenti kur policia ka qëlluar në drejtim të deputetit demokrat Kliti Hoti. Deputeti dhe mjeku Kliti Hoti, teksa po nxitonte të ndihmonte një të ri që po shoqërohej nga policia, është përballur me ndërhyrjen e efektivëve, të cilët kanë ngritur armën dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.
Pas ndihmës së parë të dhënë nga të rinjtë vullnetarë në bulevard, deputeti Hoti u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Menjëherë pas tij, në spital shkoi edhe kryetari demokrat Sali Berisha.
Kreu i demokratëve akuzoi Edi Ramën për ngjarjen ndaj deputetit Hoti dhe protestuesve të tjerë. Sulmin e policisë ndaj deputetit Hoti, kryetari i opozitës e cilësoi si tentativë vrasjeje.
Kreu i opozitës foli edhe për numrin e lartë të të plagosurve në spital, gjë që, sipas Berishës, dëshmon frikën e Edi Ramës nga revolta qytetare. (A2 Televizion)