PS e PD drejt konsensusit, gjejnë gjuhën e përbashkët edhe për rregulloren e Kuvendit

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 11:10 | Politikë

PS e PD drejt konsensusit, gjejnë gjuhën e përbashkët edhe

Pas gjetjes së gjuhës së përbashkët lidhur me rezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE, socialistët dhe demokratët duket se po shkojnë drejt një marrëveshje edhe sa i takon rregullores se re për bashkëjetesën në Kuvend.

Në mbledhje e Këshillit për Rregullore dhe Mandatet, përfaqësuesit e dy forcave kryesore kanë arritur në dakordësi për shumicën e propozimeve të njëra-tjetrës. Por pavarësisht uljes së gjakrave, sërish ka divergjenca mes tyre, ku nuk kanë arritur dakordësi për numrin e anëtarëve në Sekretariatin e Etikës, kohën në dispozicion të deputetëve në seancë dhe për raportimin e institucioneve të pavarura.

Mbetet gjithashtu pa marrëveshje edhe çështja e zhvillimit të seancave plenare pas orës 22:00. Por ajo që bie në sy është se palët nuk kanë thënë fjalën e fundit për këto çështje, por do të vijojnë diskutimet gjatë javës së ardhshme për të dalë me një draft të përbashkët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos