Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2026, 21:38 | Politikë

Diplomati Arben Çejku duke folur për aksionin e PD-së në emisionin “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, tha se opozita duhet të përgatisë një alternativë, ku të dallojë nga modeli qeverisës. Çejku vuri në dukje se ka nevojë për një qasje më proaktive, më gjithëpërfshirëse të asaj çka qeveris opozita.

Opozita duhet të përgatisë alternativë, opozita duhet të dallojë në distancë nga modeli qeverisës. Ka dy lloj qeverisjesh, ka një qeverisje ekzekutive të mazhorancës që qeveris vendin, por ka edhe një qeverisje të opozitës, të alternatives opozitare, dhe këtu ka nevojë ende për të bërë një qasje më proaktive, më gjithëpërfshirëse dhe më prezantuese të asaj çka qeveris opozita. Sepse edhe opozita e ka një pjesë të qeverisjes, qoftë në Parlament, qoftë jashtë Parlamentit, në marrëdhënien me të tjerët, me ndërkombëtarët dhe me njerëzit e qytetarët e ditës”, tha Çejku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos