Opozita sot protestë në 17:00! Noka: Interpelanca e Bashës për Inceneratorin? Për t’i larë kokën Ramës

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2024, 14:05 | Politikë

Opozita sot protestë në 17:00! Noka: Interpelanca e Bashës

Sot pasdite, opozita do të dalë në protestë. Në orë 17:00, deputetët e përjashtuar do të mblidhen në protestë përpara parlamentit, e ndërsa demokrati Flamur Noka tha se kjo është thjeshtë pikënisje e një serie protesash që do të pasojnë.

“Sot pasdite në orën 17:00 protestë për parlamentin, parlamentarizmin, demokracinë dhe drejtësisë që është kthyer në padrejtësi”, tha Noka.

Pas mbledhjes së grupit, ai tha se tashmë bashkimi i demokratëve është fakt.

“Sot në protestë do jenë të gjithë deputetët e përjashtuar , ju do shihni 2 beteja një në parlament dhe një jashtë.Bashkimi i demokratëve nuk ka nevojë për diskutim, është në proces”, u shpreh Noka.

Ai u ndal edhe te kërkesa e grupit të Lulzim Bashës për një interpelancë me kryeministrin Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj se ai është “koka e inceneratorit”. Për Nokën, ky është një tjetër fakt se Rama-Basha bashkëpunojnë.

“Rama për të tentuar për t’i vënë kapak këtij skandali, përdor bravën që kërkon t’i lajë kokën e baltosur në krim dhe korrupsion”, përfundoi Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos