
Kryedemokrati Sali Berisha i bëri sot thirrje NATO-s që të forcojë mbrojtjen ajrore të Shqipërisë, një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulme të mundshme të Iranit në Shqipëri.
“Paralajmërimi i ambasadës së SHBA nuk është pa bazë! I bëj thirrje NATO-s të forcojë mbrojtjen ajrore të Shqipërisë”, tha Berisha për mediat.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për procesin e integrimit, Berisha u shpreh: “Në pjesën e parë tha ashtu jemi, pastaj tha e kanë fuqitë e mëdha, shtetet. Edhe herën tjetër, mbaje mend këtu, do thotë ata imperialistët, gjithmonë e kanë pasur problemin me Shqipërinë”.
Ambasada Amerikane në Tiranë dha dje alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, në shënjestër mund të jenë edhe vende të zakonshme, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.
(A2 Televizion)