“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 09:18 | Politikë

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me studentë se korrupsioni në Shqipëri është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet, raporton A2CNN.

Rama vuri në dukje se një vend nuk çlirohet nga korrupsioni vetëm duke dënuar të korruptuarit, por duhet që të formësohen institucionet, që t’u garantojnë shërbime njerëzve.

Unë mendoj që korrupsioni në Shqipëri sot është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet, jo se në realitet korrupsioni s’është problem. Korrupsioni është problem për shkak se institucionet janë në formësim. Sepse çfarë e bën korrupsionin aktiv dhe të ‘suksesshëm’ është hapësira që ai gjen si një alternativë për personin, ose subjektin që kërkon të marrë një shërbim, të fitojë një të drejtë, dhe të cilën institucionet s’ia garantojnë. Ky është korrupsioni. Shumë shpesh njerëzit e ngatërrojnë korrupsionin me thjesht persona të këqij që duhen çuar në ferr dhe pastaj ne do shpëtojmë. Jo! Patjetër që ata që kapen me korrupsion duhen dënuar, por vetëm kjo s’e çliron një vend nga korrupsioni. Që një vend të çlirohet nga korrupsioni, duhet që shërbimet t’ua garantojnë njerëzve institucionet”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos