Paralajmërimi i fortë i Alibeajt: Radha e Ramës në SPAK, ja ku do ta dëgjojmë fjalimin e fundit të tij

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 21:34 | Politikë

Enkelejd Alibeaj, drejtues i Partisë Djathtas 1912, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ku bëri deklarata të forta për kryeministrin Edi Rama. Ai paralajmëroi se tashmë është radha e Ramës për t’u thirrur në SPAK.

Madje, Alibeaj tha se Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist para se të thirret në SPAK.

“SPAK-ut po i bëhet gjyq partiak, gjyq i një pushteti ndaj një pushteti tjetër. Me sa duket, tashmë që i kanë rënë pas hekurave 17 kryetarë bashkish, ish-ministrja e deputetë, radha tani është tek ai. Kaq e thjeshtë është.

Me sa duket është duke bërë provat gjeneralë të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku mesa duket do të dëgjojmë fjalimin e fundit të Edi Ramës.

Do ta thërrasë SPAK-u, pastaj këto vajtimet në grup i bëjnë të grupi parlamentar i Partisë Socialiste”, tha Alibeaj në Debat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos