Paralajmërimi i gazetarit: Nëse na zhbllokojnë IBAR-in, BE do të na vëzhgojë me lupë

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 22:00 | Politikë
 

Gazetari Lufti Dervishi paralajmëron se nëse Bashkimi Europian do t’i zhbllokojë Shqipërisë raportin e IBAR-it, atëherë do të kemi kushtëzime dhe një vëzhgim edhe më të rreptë.

Dervishi foli në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, për një “kompromis të ri”, ku mundësitë për Tiranën zyrtare nuk janë ato që kanë qenë më parë. Sa i takon vendimit final të anëtarësimit të vendit, gazetari mendon që ky do të jetë një vendim politik.

Sa i takon BE-së, ne urojmë jo 2030-ën, por lë të merret një vendim politik, se vendim politik do jetë ne fund të ditës në fund të 2027-ës. Ajo që na mbetet ne është që dera ka qenë e hapur, është ngushtuar pak, ka më shumë skepticizëm, dhe mbaji shënim këto që do të them, nëse do të na zhbllokojnë IBAR-in do të kemi kushtëzime dhe një vëzhgim edhe më të rreptë, ky do të jetë kompromisi. Nuk është më siç ka qenë mundësia më përpara”, tha Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos