Çipa: Nuk janë bllokuar negociatat e Shqipërisë me BE-në, por kohë e pamjaftueshme për realizimin e objektivit

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 21:21 | Politikë

Gazetari Aleksandër Çipa mendon se nuk kemi një bllokim të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Megjithatë ai vë në dukje se vendi ynë ka një diferencë në raport me Malin e Zi, i cili së fundmi miratoi edhe traktatin e integrimit, çka sipas tij duhet të shkaktojë një brerje ndërgjegjje për Tiranën zyrtare.

Duke iu drejtuar deputetes socialiste Sara Mila, Çipa tha në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN se koha është e pamjaftueshme për realizimin e objektivit të premtuar nga PS.

Në kuptimin formal s’ka bllokim dhe asnjë gjë të nxjerrë si të pakapërcyeshme. Ka një diferencë që ne na bie në sy dhe kemi brerje ndërgjegjje në raport me Malin e Zi. Miratimi i traktatit të integrimit për Malin e Zi është zilia jonë. Distanca që krijoi Mali i Zi me ne, këtu konsiston, e dyta ka mbyllur 14 kapituj, ne sa kemi mbyllur?! Kjo është pyetja që ne duhet të bëjmë. Keni humbur minimalisht 4 muaj. Zyrtarisht asgjë s’është konfirmuar. Koha është e pamjaftueshme për ta realizuar atë objektiv që PS e ka premtuar zyrtarisht dhe kalendarisht edhe në aulat e Parlamentit, por edhe në marrëdhënie me opinionin publik shqiptar”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos