
Për herë të parë nga nisja e betejave të tij gjyqësore për liri, ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë një vendim në favor të tij në Gjykatën e Lartë.
Kjo gjykatë ka pranuar një rekurs të bërë prej tij, duke prishur vendimmarrjen e Apelit për lënien e tij në paraburgim dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në Apel, me një trupë tjetër gjykuese.
Në një tjetër vendimmarrje, Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e bërë nga Meta në lidhje me afatet e paraburgimit. Ilir Meta qëndron në qeli prej tetorit 2024. Në vijimësi, ai ka dështuar në përpjekjet e tij për liri në të tre shkallët e gjyqësorit.
Më 8 prill, edhe Gjykata Kushtetuese nuk e cënoi masën “arrest në burg” të dhënë ndaj tij, duke e cilësuar si proporcionale.
(A2 Televizion)