Parlament me tym e flakë. PD rebelohet e bllokon seancën, PS “beton” Shabanin

Nga Ervin Koçi
18 Dhjetor 2025, 15:01 | Politikë

Senca e fundit plenare e këtij sesioni ishte një deja vu të një vitë më parë, ku ligjet miratoheshin nën tymin e flakadanëve.

Demokratët shkuan me mendje të ndarë për moslejimin e punimeve normale të Kuvendit duke zaptuar gjysmën e karrigeve të ministrave. Me vete kishin marrë edhe arsenal me flakadanë.

Përplasja nuk ishte konstante, herë agravohej e herë relaksohej. Kulmin e parë e arriti kur Endri Shabani bëri betimin si Avokat Populli, shkruan A2 CNN. Me largimin e Shabanit, socialistët e konsideruan seancën punë të kryer dhe shfrytëzuan tensionet për të kaluar menjëherë në votim.

Maxhoranca qëndroi e ftohtë pavarësisht tensionit që kishte shkaktuar opozita, e cila me aktet e saj, jo pak herë nxori nga vetja edhe punonjësit e gardës, të cilët duket se ishin mes dy zjarrve, garantimi i sigurisë në seancë dhe agjendës politike të demokratëve.

Aktet e deputetëve demokratë mund t’i kushtojë atyre përjashtimi nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë, ndaj ata që do të jenë të premten përballë Belinda Ballukut, nuk duhet të rrezikonin përjashtimin, përfshirë kreun e grupit Gazment Bardhi.

Me mbarimin e seancës qëndrimet për përplasjen palët dolën t’i jepnin në oborrin e parlamentit. Sipas kalendarit me këtë seancë Kuvendi zyrtarisht ka marrë pushimet, për t’u rikthyer më 19 janar në sesionin e ri plenar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos