
Protestuesit, pasi hodhën fishekzjarre dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, u zhvendosën drejt Parlamentit, ku hodhën molotovë drejt Parlamentit.
Policia ka rrethuar godinën dhe përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës.
Më herët, sapo kreu i Partisë Demokratike përfundoi fjalën e tij, nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë, shkruan A2.
Menjëherë pas kësaj, policia u përgjigj duke hedhur ujë në drejtim të protestuesve.
Pas thirrjeve të vazhdueshme për largimin e protestuesve, ata janë larguar nga godina e Kryeministrisë. (A2 Televizion)