Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, ministri Dendias reagon para vizitës në Tiranë

Nga A2 CNN
25 Maj 2026, 12:00 | Politikë

Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, ministri Dendias reagon para

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias bën me dije se gjatë vizitës së sotme në Tiranë do të takojë kryeministrin Edi Rama, homologun Ermal Nufi dhe kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Joan Pelushi.  

Vizitoj sot Shqipërinë, ku do të kem takime me homologun tim Ermal Nufi, Kryeministrin Edi Rama dhe Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin”, shkruan Dendias në “X”.

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias mbërrin sot në Tiranë, një vizitë që shënon rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar, shkruan A2CNN. 

Dendias takohet fillimisht me homologun e tij shqiptar Ermal Nufi e më pas rreth orës 12:30 do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes së firmosur nga qeveria Berisha në Tiranë, çdo përpjekje tjetër e qeverive të kryeministrit Rama ka dështuar.

Pak vite më parë palët ranë dakord që çështjen ta zgjidhnin me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por ekipet negociatore nuk u ngritën kurrë për ta përgatitur këtë proces. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos