Pas paraqitjes së parë të detyrueshme në SPAK për muajin shkurt, ish-kryeministri, Sali Berisha, vuri theksin tek vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për të mos nisur procedurën e verifikimit të përshtatshmërisë të statusit për gjyqtaren e posaçme, Irena Gjoka.
Berisha i konsideroi si skllevër të regjimit, 6 anëtarët e KLGJ, që votuan kundër nisjes së verifikimit.
Për Berishën Irena Gjoka ishte marrë në mbrojte nga KLGJ. “Nuk ka asnjë vendim të tyre që t'i dërgohet ILD-së”.
Nga mikrofoni ku në vijimësi ish-kryeministri ka denoncuar me fakte nga dosje hetimore, apo dokumentacion të siguruar, të hënën, denoncoi përmes figuracionit letrar. (A2 Televizion)