
Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila i ka uruar suksese në këtë detyrë dhe sfidë të re.
“Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan Balluku, raporton a2 CNN.
Kujtojmë që Persida Shkrepa ishte një nga kandidatet e reja për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet. Arkitekte me profesion, ajo zgjodhi të përfshihet në garë, pasi aplikoi në portalin “Deputeti që duam”. (A2 Televizion)