PD tërhiqet para socialistëve, rikthehen tek “Territorialja”. Boçi: PS të respektojë formulën

Nga Ervin Koçi
2 Shkurt 2026, 19:22 | Politikë

Partia Demokratike u tërhoq nga bojkoti dhe vendosi t’i rikthehet punës në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Lëvizja erdhi pasi socialistët hodhën për miratim në Kuvend një mekanizëm zhbllokues që do t’u jepte atyre kontroll të plotë mbi komisionin.

Ultimatumi i vendosur nga maxhoranca nuk u respektua nga demokratët në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale duke vijuar bojkotin.

Qasjes bojkotuese të opozitës, socialistët iu përgjigjën duke futur për miratim në seancën plenare të së martës ndryshimin e formulës së komisionit, duke kërkuar sërish drejtimin e vetëm dhe shumicën e anëtarëve, shkruan A2.

“Duke shtuar thjeshtë një anëtar nga maxhoranca në mënyrë që të krijojmë një mekanizëm zhbllokues”, tha Mazniku.

Kjo qasje e maxhorancës duket se vuri në lëvizje Partinë Demokratike e cila pas tre orësh në mbledhje grupi, bëri një hap pas në qëndrimin e saj. Bashkëkryetari Luçiano Boçi u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar se do ta njoftonte edhe zyrtarisht homologun socialist, Arbian Mazniku, duke rënduar akuzat në rast ndryshimi të formulës së përbërjes të Komisionit.

Reforma Territoriale që në fund të muajt dhjetor është bllokuar pasi demokratët kishin zgjedhur një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, duke lënë karriget bosh në të gjitha komisionet parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos