Pashka bashkon politikën, krerët e shtetit urojnë besimtarët katolikë

Nga Anesti Barjamemaj
5 Prill 2026, 13:14 | Politikë

Krerët e shtetit janë bërë bashkë në këtë ditë të shenjtë për besimtarët katolikë.

I pari që uroi besimtarët katolikë ishte kreu i Shtetit, Bajram Begaj, i cili zgjodhi medias sociale për të shpërndarë një mesash për ditën e Pashkës.

President i Shqipërisë, Bajram Begaj tha: “Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.  Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.  Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja”.

Kryeministri Edi Rama mesazhin e urimit e bëri nga podcasti i tij “Flasim”.

 “Gëzuar Pashkët besimtarëve katolikë, atyre ortodoksë, por gëzuar Pashkët edhe të gjithë shqiptarëve, sepse bekimi i Shqipërisë është që, qofshin Krishtlindje e qoftë Bajram, qofshin Pashkë e qoftë Sulltan Novruzi, ka një atmosferë të përgjithshme dëshire për të përjetuar së bashku festën e një komuniteti tjetër besimi”.

Lideri i opozitës urimin e tij e bëri nga Katedralja Katolike Shën Pali në Tiranë, ku zhvilloi një takim me Imzot Arjan Dodajn.

Mesazhe urimi u shpërndanë edhe nga politikanë të tjerë, duke vënë theksin te paqja dhe besimi se e mira do të triumfojë gjithmonë mbi të keqen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos