PD do të dërgojë në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 18:27 | Politikë

PD do të dërgojë në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit

Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ky vendim është marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

Kujtojmë se deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së i dhanë fillimisht firmat për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokat Populli, por më pas i tërhoqën. Më pas Shabani u zgjodh në këtë detyrë me votat e mazhorancës.

Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi ndjesë publike duke e cilësuar dhënien e firmave për Shabanin një gabim, që sipas tij, u keqpërdor nga kryeministri Edi Rama për t’ja rrëmbyer këtë post opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos