PD emëron Xhemal Gjunkshin në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 16:07 | Politikë

PD emëron Xhemal Gjunkshin në detyrën e Këshilltarit

Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshin në postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, pranë kryetarit të PD, Sali Berisha.

Lajmin e ka konfirmuar vetë PD përmes një njoftimi, ku thuhet se vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike, shkruan A2 CNN.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike.

Kujtojmë se Gjunkshi mori pjesë në takimin në kafe me disa nga eksponentët më të votuar në PD, mes të cilëve Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti.

Njoftimi i PD:

PD zgjedh Xhemal Gjunshkin për postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare

Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunshkin në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.

Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos