PD kërkoi interpelancë për AKSHI-n, mazhoranca e rrëzon me 60 vota

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 12:34 | Politikë

PD kërkoi interpelancë për AKSHI-n, mazhoranca e rrëzon me

Kuvendi rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me pretendimet për abuzime me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Kërkesa e opozitës u hodh poshtë fillimisht nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili argumentoi se interpelanca nuk mund të përdoret për çështje që janë objekt hetimi penal, shkruan A2. Peleshi theksoi se Kuvendi nuk mund të shndërrohet në “gjykatë politike” për çështje që po trajtohen nga organet e drejtësisë, duke shtuar se referimi në raportime mediatike nuk përbën bazë për interpelancë parlamentare, veçanërisht kur çështja është ende në hetim.

Me 60 vota kundër të mazhorancës, kërkesa e opozitës për interpelancë u rrëzua përfundimisht nga Kuvendi i Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos