PD kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, Marina dhe Porti i Durrësit

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2024, 14:32 | Politikë

PD kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, Marina dhe

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon ngritjen në Kuvend të një komisioni hetimor sa i përket projektit të Marinës në Durrës dhe ndërtimit të portit tëri në Porto Romano. Shkresa që mban firmën e 39 deputetëve demokratë, thekson se objekt i hetimit parlamentar do të jetë kontrolli i ligjshmërisë në Procedurat e miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Hetimi parlamentar synohet të shtrihet edhe në shitjen e koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha; si dhe ndërtimit të portit të ri në Porto Romano. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, grupi parlamentar i PD, thekson se nga përllogaritja sipas vlerës së tregut, rezulton se Shqipëria do të ofrojë prona dhe të drejta në vlerë të paktën 728.45 milionë Euro përkundrejt një fitimi prej 280 milionë Euro, në përfundim të afatit të plotë të projektit.

Grupi i PD citon ekspertë të ekonomisë teksa pohon se transferimi i portit të Durrësit në Porto Romano do të ketë një kosto të paimagjinueshme prej 1 miliard Euro, c’ka do ta bënte këtë projekt tërësisht jo rentabël për shtetin shqiptar. Hetimi parlamentar synon të vlerësojë nevojën për korrigjimin e legjislacionit, me qëllim që të garantohen parimet e rëndësishme kushtetuese të mbrojtjes së pronës publike, konkurrencës së lirë, barazisë para ligjit dhe ruajtjen e buxhetit të shtetit nga shpërdorimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos