
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se projektligji amerikan "Western Balkans Democracy and Prosperity Act" parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që sipas tij e synon ndërhyrje direkte në strukturat shtetërore.
Komentet Noka i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku tha më tej se SHBA parashikon asistencë teknike direkte për Shqipërinë, me kusht që sipas tij, qeveria shqiptare të rishikojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit dhe të pranojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me programet amerikane.
Ai shtoi gjithashtu se ky ligj thekson qartë se korrupsioni politik duhet luftuar sidomos në gjyqësor, institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe prokurimet publike, shkruan A2 CNN.
Postimi i Nokës:
Projektligji amerikan "Western Balkans Democracy and Prosperity Act" parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila synon ndërhyrje direkte në strukturat shtetërore.
#SHBA parashikon asistencë teknike direkte për Shqipërinë, me kusht që #qeveria #shqiptare të rishikojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit, të pranojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me programet amerikane.
Ligji thekson qartë se korrupsioni politik duhet luftuar sidomos në gjyqësor, institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe prokurimet publike. (A2 Televizion)