“PD po shmang debatin”, Koçi për tensionet në Kuvend: Politika është bërë teatër!

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 20:42 | Politikë

Politikani Petro Koçi ka fajësuar opozitën për mungesën e debatit në Kuvend dhe krijim të qëllimshëm tensionesh. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se përplasjet dhe incidentet parlamentare përdoren për të zhvendosur vëmendjen nga diskutimet thelbësore mbi çështjet e rëndësishme.

“Një nga arsyet kryesore është opozita. Kjo është një opozitë që di të përjashtohet. Di se si të përjashtohet. Dhe brenda partisë disa dinë dhe të vetë përjashtohen sepse Flamur Noka nuk është Kamavinga që po themi ka marrë një karton të kuq me pikëpyetje. Me sjelljet që bën Flamur Noka e meriton pothuajse në çdo seancë kartonin e kuq dhe kam përshtypjen se kjo punë aty bëhet me ndërgjegje. Pra, për të shmangur debatin thelbësor çfarë bëhet? Pushtohet foltorja, merret kartoni i kuq edhe humbet debati. Nganjëherë më duket sikur është trafiku i influencës së botës së korruptuar të të gjitha palëve”, u shpreh Koçi në A2 CNN.

Ai theksoi se sjelljet në sallë janë shpesh të paracaktuara dhe e kthejnë politikën në teatër, duke bërë që të humbasë thelbi i debatit dhe cilësia e përfaqësimit.

“Kjo sjellje parlamentare më duket si e paracaktuar pikërisht për të humbur thelbin e diskutimit mbi çështje serioze që ka rendi i ditës apo që ka po themi aktualiteti i jetës social ekonomike në vend. Më duket shpesh sikur bëhet me një sjellje teatrore, pra ku parlamentarët kthehen në aktor të një skenari të paracaktuar, të parashkruar dhe prandaj humbet thelbi dhe me të drejtë nganjëherë se unë nuk mendoj se aty nuk ka kapacitete intelektuale për të diskutuar pavarësisht se ka një perceptim të përgjithshëm, pak a shumë të pranuar nga pothuajse nga të gjithë që niveli kulturor, intelektual i përbërjes parlamentare ka rënë krahasuar me më parë”, vijoi ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos