Rama ndan foto nga Roma: Asnjë qeveri italiane nuk është vënë lëvizje për Shqipërinë, sa Meloni

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 17:57 | Politikë

Rama ndan foto nga Roma: Asnjë qeveri italiane nuk është

Asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pas takimit me homologen italiane.

Ai ka ndarë sot në rrjetet sociale një foto nga takimi me homologen italiane Giorgia Meloni në Romë, duke theksuar se Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë, por qeveria Meloni bën diferencim.

“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë”, shkruan Rama në rrjetet sociale krahas fotos me Melonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos