Opozita ka vendosur që të protestojë në rrugë deri sa Edi Rama të dorëzohet para tyre dhe të formohet një qeveri teknike. Deri në arritjen e këtij objektivi, demokratët do të ridimensionojnë qëndrimin e tyre në Parlament, edhe pse duken të vendosur që të mos ulen me socialistët për të negociuar reformën zgjedhore dhe territoriales.
Pavarësisht këtij qëndrimi, socialistët nuk po nxitojnë duke u dhënë kohë kundërshtarëve politikë që të reflektojnë deri më 19 janar, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar. Por burime për A2 CNN bëjnë më dije se pritja ka afat, pasi të majtët janë të vendosur që të vijojnë punën e dy komisioneve edhe pa PD nëse ata braktisin karriget.
Kokëfortësia politike e mazhorancës shkon përtej, jo vetëm vijimin e reformave por deri në zëvendësimin e anëtarëve të opozitës në këto dy komisione.
Paralajmërimin e parë ua dha Taulant Balla, kreu i grupit të PS, para festave.
BE, familja në të cilën Shqipëria synon të anëtarësohet, ka bërë thirrje për gjithpërfshirje politike për reformën zgjedhore dhe territoriale. Por kërkesa për të larguar Edi Ramën duke bojkotuar këto dy komisione, PS me 83 deputetë mund ta shfrytëzojë momentin për të miratuar në mënyrë të njëanshme ndryshimin e rregullave për zgjedhjet.
Gjithashtu edhe për ndarjen e re territoriale, mëtë cilën të majtët mund ta luajnë të vetëm ndeshjen duke e patur të lehtë për të ulur numrin e bashkive pa patur shqetësimin e kundërshtisë politike. (A2 Televizion)