
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, pa vendosur një datë për asamblenë. A2 CNN mëson se fokusi do jetë te zgjedhjet në parti. Po ashtu në vëmendje do të jenë organizimi në terren dhe te fushata për të rekrutuar anëtarësime të reja.
Rama mësohet të ketë thënë në kryesi që duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi kujdes për pasojat e krizës ekonomike për shkak të luftës.
Ky takim i socialistëve vjen pak ditë pas mbledhjes së Grupit të PS, ku Rama vendosi të ndryshojë gati gjysmën e qeverisë.
Ndërkaq dje Presidenti Begaj priti në një takim kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë i paraqiti kreut të shtetit propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. (A2 Televizion)