Maxhoranca dhe opozita replikuan në seancë plenare për protestën e 28 shkurtit. Shumica e akuzoi opozitën për qasje destabilizuese, ndërsa demokratët kërkuan nga socialistët që të distancohen nga korrupsoni qeveritar.
Protesta e opozitës rrugëve të Tiranës u bë shkak debati në seancën plenare.
Maxhoranca akuzoi demokratët për sulimin me molotov të vilës së ish-diktatorit, duke i konsideruar veprimet e tyre si destabilizuese për vendin.
Por, fjalët e maxhorancës nuk mbetën pa përgjigjen e demokratëve. Gazment Bardhi u kërkoi socialistëve që të distancohen nga “dhuna e korrupsionit”.
Argument për akuzat e ndërsjellta ishte edhe qëndrimi i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, ku secila palë citoi atë se çfarë i interesonte nga deklarata e David McAllister.
Debati për çështjen Balluku pritet të transferohet në seancën e së enjtes, ku edhe kërkesa e SPAK pritet të hidhet në votim. (A2 Televizion)