Përplasja me gjyqtarët, Kalaja: Rama është paralajmëruar nga ndërkombëtarët

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2026, 22:14 | Politikë

Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh se kryeministrit Edi Rama i është tërhequr vëmendja nga ndërkombëtarët në lidhje me përplasjen e tij me gjyqtarët sa i përket rritjes së pagave.

“Kur gjyqtarët kërkojnë rritje page për mendimin tim është lajm i mirë. Ne njohim gjyqtarë që nuk e tërheqin rrogën. Domethënë, nuk e dinë as sa e kanë rrogën, as nuk e tërheqin rrogën. Dhe kur një gjyqtar kërkon rritje page është lajm i mirë sepse gjykoj që gjyqtari që kërkon rritje page nuk do të bëjë korrupsion. Flas për këta që e kanë sinqerisht këtë punë. Ka gjyqtarë me integritet shumë të lartë. Janë gjyqtarë që kanë mbajtur peshën delikate të shumë vendimeve në Shqipëri, janë njerëz shumë të ndershëm”, tha fillimisht Kalaja.

“Ky mentaliteti që zoti Rama vendos këtu për gjithçka për mendimin tim duhet të marrë fund sepse është i gabuar, edhe për raportet me gjyqtarët etj. Kërkon një përplasje artificiale. Në informacionin që kam unë, Ramës i është tërhequr vëmendja edhe në rastin e gjyqtarëve nga Europa. Mos krijo përplasje me gjyqtarët i është thënë. Nuk e di çfarë ka Rama me gjyqtarët tani, edhe në raport me pagat, por ai kërkon të bëjë populizëm”, shtoi Kalaja.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos