Debatet e seancës së javës së shkuar kanë ndëshkuar dy deputetë demokratë. Sekretariati i Etikës ka vendosur që të përjashtojë Flamur Nokën me 20 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Elda Hoti do të mungojë për 10 ditë, raporton A2CNN.
Ndërkohë Sekretariati i Etikës ka falur Albana Vokshin, ku socialistët edhe për të kërkuan masë, ndërsa pa dënim ka shpëtuar edhe Taulant Balla, ku demokratët kërkuan përjashtimin e tij me 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
Përplasjet në seancën e shkuar nisën pas kërkesës së Ballës për të mbajtur 1 minutë heshtje për dëshmorët e 2 Prillit, por për demokratët kjo u konsiderua si provokim. (A2 Televizion)