“Rrezikohet investimi në Sazan”, deputetja e PS kërkon ndryshimin e ligjit për portet turistike

Nga Mario Brakaj
7 Prill 2026, 17:25 | Politikë

“Rrezikohet investimi në Sazan”, deputetja e PS kërkon

Deputetja socialiste Zamira Sinaj deklaroi në Komisionin Parlamentar për Turizmin se kompania e lidhur me dhëndrin e Presidentit amerikan, Donald Trump, rrezikon të tërhiqet nga investimi në ishullin e Sazanit, nëse Kuvendi nuk ndryshon ligjin për “Portet turistike”, raporton A2CNN. 

Përmes një amendamenti të dorëzuar në Kuvend, Sinaj ka iniciuar një nismë ligjore që parashikon dhënien e porteve turistike pa garë për investitorët strategjikë.

Sazani, rasti kryesor, janë duke u tërhequr” tha Sinaj, duke iu përgjigjur pyetjes së kryetares së komisionit, Ina Zhupa, e cila i kërkoi shembuj për të justifikuar nevojën e ndërhyrjes në ligj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos