
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur pas rrëzimit të dy kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen e ARRSH-së dhe të AKSHI-t.
“Kërkesa duhet të fokusohet në një çështje të veçantë. Kujtoj këtu një çështje të Gjykatës së 23 viteve më parë, ku një çështje nuk duhet të jetë ekspeditë. Kërkesa e parë që u shqyrtua në rend dite ishte kërkesë që sipas një kolegeje të opozitës “do të hetohet dhe nëna natyrë, se ka sjellë shumë shi”. Kjo ishte shaka sepse edhe e sqaroi. Nuk kishte një çështje specifike. Çfarë do të hetojnë? Mënyrën e prokurimit? Duam të hetojmë mënyrën e supervizimit? Hajde e bëjmë, por s’mund të vish dhe të thuash; ka ndodhur kjo apo ajo. Por, nëse nuk di opozita që të formulojë një ekspertizë për komision hetimor, jemi të gatshëm që të ofrojmë ekspertizën”, tha Balla.
“Dhe ju si gazetarë jeni bërë ekspertë. Nuk duhet të ndërhyhet në kompetencat e gjyqësorit, kur këto hetime po kryhen nga pushteti gjyqësor. Jemi në kushtet dhe me dëshirën më të mirë, që të vijojmë. Dëshira jonë për të miratuar çdo kërkesë që vjen nga opozita është e palimituar. Por, duhet të vijnë në formën e mirë. Duhet të kemi dëshirë për të diskutuar përmbajtjen që të shkojmë në një tekst të përbashkët”, shtoi Balla. (A2 Televizion)