
Tensione të forta janë regjistruar përpara Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës, ku janë hedhur fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike në drejtim të godinës.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll me ujë dhe gaz lotsjellës. (A2 Televizion)