Politika, një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 17:20 | Politikë

Politika, një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është hapur me një minutë heshtje për dy fëmijët e ndjerë që humbën jetën dje gjatë një aksidenti tragjik që ndodhi në zonën e Spitallës në Durrës, raporton A2CNN. 

Kujtojmë që një mjet tip “Benz ML” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, përplasi dje tre të mitur, ndërsa një i katërt i shpëtoi mrekullisht aksidentit.

Dy fëmijë humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë u transportua në Spitalin e Traumës, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se drejtuesi 57-vjeçar i makinës tip “Benz ML” ishte i dehur në timon.

Në lidhje me ngjarjen reaguan dje Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ministra, si dhe deputetë si të mazhorancës, ashtu edhe të opozitës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos