Komisioni i Ligjeve vendosi të vazhdojë me gjashtë kandidaturat për avokat populli, edhe pse opozitarët kishin vendosur të tërhiqnin nënshkrimet mbështetëse. Për gati dy orë komisioni u përfshi në debate, ku socialistët ishin të mendimit se tërheqja nga firmat, ishte bërë jashtë afateve ligjore.
Kryetari i Komisionit ishte i mendimit se vlerësimin e dorëheqjeve duhet ta bëjw seanca plenare, duke kaluar përgjegjësinë te të gjithë kolegët deputetw, qëndrim i cili tensionoi edhe më shumë komisionin.
Pas gati dy orësh debat, lodhja duket se nxori në dritë fatin e këtij debati.
Seanca plenare e të enjtes do të thotë fjalën e fundit, nëse vakanca më shumë se 3 vjeçare në institucionin e Avokatit të Popullit do të plotësohet apo procesi do të rinis nga e para, duke zgjatur qëndrimin në detyrë të Erinda Ballancës, përtej mandatit të saj që tashmë ka vite që ka përfunduar.
(A2 Televizion)