Posti i Avokatit të Popullit, Kuvendi sherr për Endrit Shabanin, PS njeh firmat e PD

Nga Ervin Koçi
11 Dhjetor 2025, 16:54 | Politikë

Debati për Avokatin e Popullit dominoi paraditen e seancës plenare të së enjtes, pasi mazhoranca çoi në votim kandidaturat, edhe pse opozita kishte tërhequr firmat mbështetëse. Demokratët akuzuan për një proces të paracaktuar, ndërsa mazhoranca u mbrojt me faktin se firmat ishin dorëzuar nga vetë opozita.

Debati për Avokatin e Popullit përpiu paraditen e seancën plenare të kësaj të enjteje. Kalimi i kandidaturave për votim, në një kohë që opozita kishte tërhequr firmat mbështetëse, u bë shkak që demokratët të nisnin akuzat për një proces të paracaktuar.

Si për të përforcuar argumentin e tyre, demokratët risollën në sallë një procesverbal të vitit 2022, kohë në  të cilën socialistët kishin tërhequr firmat mbështetëse për një ish-kandidat për Avokat Populli.

Argumenti më i fortë i socialistëve për të vijuar votimin ishte se kandidaturat e përcjella në parlament kishin firmat e demokratëve, përfshirë Endrit Shabanin, njeriun për të cilin u bë i gjithë debati. Demokratët për ditë me radhe u munduan të bindnin opinionin se nuk i kishin dhënë firmat ish-kryetarit të Nismës Thurje, por Sali Berisha e kuptoi se justifikimi nuk po ngjiste, ndaj doli të jepte një tjetër shpjegim. 

Por ajo që habiti në qëndrimin e Berishës, ishte fakti se pavarësisht se e konsideron procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit një farsë, nuk do ta kundërshtojë atë në Kushtetuese.

“Jo nuk do ta çojmë në Kushtetuese”, tha lideri demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos