Preferon zarzavatet dhe poezitë, Berisha iu përgjigjet pyetjeve të të rinjve në TikTok

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 10:11 | Politikë

Preferon zarzavatet dhe poezitë, Berisha iu përgjigjet pyetjeve

Si për të sfiduar vendimin e qeverisë për të mbyllur TikTok, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të të rinjve në këtë rrjet social.

Ish-kryeministri Berisha ka zbuluar disa nga sekretet e një ditë të tij të zakonshme nga ushqimet që preferon, tek librat që lexon.

Intervista e zbardhur.

Përshëndetje doktor si jeni?

Berisha: Mirë faleminderit, shumë mirë.

-Duam të ju bëjmë disa pyetje, a pranoni?

Sali Berisha: Me kënaqësi.

-Sa orë flini në ditë?

Sali Berisha: Gjashtë.

-Sa orë punoni në ditë?

Sali Berisha: Në tërësi punoj.

-Cili është ushqimi i preferuar këto kohë?

Sali Berisha: Në tërësi ushqimi dominohet nga zarzavatet.

-Cili është libri i preferuar?

Sali Berisha: Kam disa, lexoj poezi, prozë.

-Cila është ngjyra e preferuar?

Sali Berisha: Të mbyll sytë… bluja.

-Mendoni se do të fitojmë?

Sali Berisha: Unë mendoj siç mendojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve, të sigurt në fitore.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos