“Proces farsë” Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 18:56 | Politikë

Shifrat e publikuara nga Partia Demokratike për pjesëmarrjen e anëtarësisë në referendumin që konfirmoi Sali Berishën në krye të partisë, për Ervin Salianjin janë të manipuluara.

Sipas tij në 23 Maj nuk u paraqitën më shumë se 5 mijë anëtar në qendrat e votimit.

Për të vërtetuar deklaratat e tij ish-deputeti në një konferencë për mediat tregoi edhe një video që siç tha ka pamjet e plota të hyrje-daljeve në degën e Durrësit, dhe shtoi se këto pamje vërtetojnë atë që e quan proces farsë.

“Ajo që ndodhi me Partinë Demokratike dhe me këtë proces nuk kishte të bënte aspak me një garë normale politike, por ishte një proces i kontrolluar dhe i deformuar nga vullneti i Sali Berishës për të pasur nën kontroll Partinë Demokratike për interesa të veta personale. Duke ditur që do të monitoroheshin, po ju nxjerr procesverbalin e komisionit të votimit të degës Durrës. Numri i votuesve që kanë votuar thonë është 939. Numri i votuesve sipas listës së zgjedhjeve është 2645. Pra, në çdo rast ju e dini që parimi është që në demokraci, por sidomos kur ka referendume duhet të kalohet mbi 50+ 1% që të quhet i vlefshëm. Tani çfarë tregon monitorimi me kamera se prandaj e lash konferencën sot për të matur realisht të gjithë degët që ne i kemi monitoruar me kamera në Durrës. Unë kam deklaruar ditën që u zhvillua farsa në Partinë Demokratike që kanë votuar 321 anëtarë nga 939 të deklaruara. Flasim për degën Durrës një se ka pas dhe një kuti tjetër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos