
Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi pritën në një takim një delegacion përfaqësuesish të Komisionit të Venecias.
Gjiknuri bën me dije se u zhvillua një konsultim rreth projektligjit të ri për financimin e partive politike, shkruan A2CNN.
“Duke i informuar mbi punën e bërë deri më tani në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, zhvilluam me ta një konsultim të gjerë rreth projektligjit të ri për financimin e partive politike. Nisma ligjore ndodhet tashmë në fazën e konsultimit me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, për të vijuar më pas me përmbylljen e saj dhe kalimin në procedurë parlamentare”, shkruan Gjiknuri në rrjetet sociale.
Komisioni i Venecias përbëhej nga anëtarët: Veronika Bilkova, Oliver Kask, Saša Zagorc, si edhe ekspertët e DGI-së, Yves-Marie Doublet dhe Laura Stefan. (A2 Televizion)