Integrimi europian, Koçiu: Ambicia jonë, brenda vitit të nisim mbylljen e 10 kapitujve

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 11:38 | Politikë

Integrimi europian, Koçiu: Ambicia jonë, brenda vitit të nisim

Qeveria shqiptare synon të nisë mbylljen e 10 kapitujve negociues me Bashkimin Europian brenda këtij viti. Kështu u shpreh zv.kryeministrja Albana Koçiu, në një konferencë për mediat pas zhvillimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë.

“Ambicia jonë është që brenda këtij viti të nisim mbylljen e 10 kapitujve. Është proces dinamik, por do të më lejoni që të mos i them kapitujt, pasi do të ulemi në tryezë me palën europiane për të finalizuar detyrat”, tha Koçiu, përcjell A2 CNN.

Zv.kryeministrja tha se në mbledhjen e qeverisë ishin miratuar dy vendime që, sipas saj, sigurojnë që mbarëvajtjen e procesit të negociatave.

“Puna e institucioneve shqiptare është e pakthyeshme dhe konsoliduar, kanë arritur pjekurinë për të ndërmarrë reformat dhe angazhimet që kërkohen nga Shqipëria”, tha Koçiu.

“Qeveria miratoi udhërrëfyesin kombëtar për arritjen e objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm deri në vitin 2030. Një dokument strategjik që përmban 66 kritere të matshme që do të orientojnë punën e institucioneve publike. Vendimi dytë është ai i partneritetit strategjik mes institucioneve dhe qeverisë shqiptare me agjencitë e OKB, një dokument që bazohet në tre shtylla, zhvillimi i qëndrueshëm i kapitalit njerëzor, transformimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e gjelbër dhe mirëqeverisja, drejtësia dhe të drejtat e njeriut”, shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos