Sot dita e Sulltan Nevruzit, mesazhe urimi nga Kryeministri Rama e Presidenti Begaj

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 10:51 | Politikë

Sot dita e Sulltan Nevruzit, mesazhe urimi nga Kryeministri Rama e Presidenti

Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama kanë uruar besimtarët bektashinj me rastin e festës së Solltan Nevruzit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Begaj thekson kjo ditë duhet të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim për të forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që e karakterizon shoqërinë shqiptare.

Gëzuar Sulltan Novruzin! Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit. Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!”, shkruan Begaj.

Më herët, gjatë podkastit flasim një mesazh urimi erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama.

Gëzuar po ashtu të gjithë besimtarëve bektashinj, e qoftë dita që simbolizon rilindjen, shpresën dhe fillimet e reja, vetëm e para e një vargu të gjatë ditësh të mbara, për ta e për të dashurit e tyre.Por, padyshim uroj që të tilla të jenë edhe ditët që ka përpara Shqipëria jonë dhe jam besimplotë se ashtu do të jenë”, u shpreh ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos