Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit e rinj politik dhe deputetët e Tiranës

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 11:54 | Politikë

Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit e rinj politik dhe

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sot në orën 12:00 në selinë e PS edhe drejtuesit rinj dhe të vjetër politik, si dhe deputetet Tiranës, raporton gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi.

Ky është takimi i parë i Edi Ramës me drejtuesit e rinj dhe ata të vjetër, pas ndryshimeve që u bënë me dije ditën e djeshme nga Asambleja e mbajtur në Durrës.  

Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi janë dy drejtues të rinj politik që do të drejtojnë qarqet e Lezhës dhe Shkodrës.

Porosia e Ramës sot është që drejtuesit të shkojnë në bazë për t’u njohur dhe familjarizuar me zonat, me qëllim nisjen e punës për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Rama ka dhënë direktiva që në disa zona të ketë ndryshime dhe hapje të Partisë Socialiste. Kukësi është një nga qarqet në fokus, ku synimi është që vota e elektoratit të shkojë te PS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos