
Ditën e nesërme (e martë), kryeministri, Edi Rama do të mbledhë kryesinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja vjen pas ndryshimeve të fundit në qeveri që kreu kryeministri, përfshirë edhe largimin e Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres. Në vend të saj, si numri dy i qeverisë është emëruar Albana Koçiu, ndërsa drejtimin e sektorit të energjisë dhe infrastrukturës e merr Enea Karakaçi, ish-drejtues i OSHEE.
Gjithashtu, Pirro Vengu largohet nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes, duke u zëvendësuar nga Ermal Nufi. Ndryshime ka edhe në diplomaci, ku Elisa Spiropali zëvendësohet nga diplomati Ferit Hoxha.
Në kabinetin qeveritar hyjnë gjithashtu Eriona Ismaili si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Toni Gogu si ministër i Drejtësisë, ndërsa Besfort Llamallari merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme. (A2 Televizion)