Lufta në Lindjen e Mesme, Ditmir Bushati analizon rrezikun që i kanoset Europës dhe Shqipërisë

Nga A2 CNN
7 Mars 2026, 12:40 | Politikë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, paralajmëron për një ndryshim të madh në balancat globale dhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

Në një analizë mbi zhvillimet ndërkombëtare, Bushati gjatë një takimi në Shkodër tha se marrëdhëniet transatlantike po kalojnë një periudhë të vështirë dhe se Europa nuk është më prioriteti kryesor për SHBA duke e cilësuar një divorc të butë.

Europa, sipas tij është larg vendeve si SHBA apo Kina sa i përket teknologjisë dhe disa fushave të tjera ndërsa kontinenti do të ketë edhe pasojat më të mëdha të luftës në Iran, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ditmir Bushati këtë bisedë e zhvilloi në qendrën rinore Arka në Shkodër ku vite më parë shërbeu si drejtues politik i PS teksa foli mbi temën “Lidershipi në kohë të pasigurta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos