Protesta qytetare, Shehi: Shoh shpresë të madhe. Uroj që mos ta pengojnë këta shejtanët e vjetër!

Nga A2 CNN
2 Qershor 2026, 23:44 | Politikë

Kreu i LZHK Dashamir Shehi sheh shpresë dhe dritë te protesta qytetare e nisur për mbrojtjen e Zvërencit. E vetmja gjë që do ta dëmtonte protestën sipas tij do të ishte përçarja apo manipulimi nga partitë e mëdha politike.

Uroj që mos ta pengojnë këta shejtanët e politikës”, ishte batuta e Shehit në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

"Ai që është i ri ka dy gjëra përpara: Punon për të sotmen e vet dhe punon për kalamajtë e vet. Unë për çfarë do punoj?! Për kujtimet e mia. Prandaj më bëhet qejfi dhe shoh një shpresë të madhe aty, në qoftë se nuk i pengojnë këta shejtanët e vjetër. Por unë them, ajo që kanë bërë është shumë pozitive, kemi vite që s’e shohim në Shqipëri", u shpreh kreu i LZHK.

Te protesta shoh një shpresë, një dritë për këtë punë, pastaj puna për investitorët e huaj e dreq e shejtan s’është e imja, por ai Presidenti i Pakistanit tha: Kujdes me investitorët e huaj se janë si pëllumbat, kur ulen tha vijnë një nga një se kanë frikë, kur tremben ikin të gjithë përnjëher”, tha mandej Shehi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos