Protestat, Spahiu: Gjithçka e nisur nga një dezinformim

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 22:04 | Politikë

“Edi Rama nuk ka për ta dhënë dorëheqjen”.

Kështu u shpreh Klodiana Spahiu, nënkryetare e Kuvendit, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Unë e kuptoj për shembull që avokati (Indrit Sefa) thotë se Edi Rama duhet të dorëhiqet sot. Por, edhe unë i them avokatit që Edi Rama e ka marrë mandatin për katër vjet dhe nuk ka për t'u tërhequr, se e kanë mandatuar 850 000 njerëz, që i kanë besuar ta vazhdojë për katër vjet”, tha Spahiu.

“Partia Socialiste është mandatuar për të qeverisur këto katër vite. Ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme. Këto protesta kanë vendosur një standard të ri, ashtu siç nisën, për mbrojtjen e mjedisit. Tani, mua të paktën më bën të mendoj në një mendje të ftohtë dhe të kthjellët, që në momentin që të rinjtë, të rejat, qytetarët që menduan që aty po bëhet një projekt, aty po bëhet një investim, aty Shqipëria po shitet, pra gjithçka e krijuar nga një dizinformim, ishin padyshim edhe socialistë me shumë të drejtë dolën në protestë për të parë ku është shitur, ku është dhënë projekti, ku është projekti gati, kur po ndërtohet… Pavarësisht se ai mund të jetë një investim shumë i mirë për Shqipërinë, në momentin e parë që rinia nuk ka informacion, padyshim ai do të ishte reagimi, dhe jo vetëm i rinisë”, shtoi Spahiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos