PS hap sot zyrtarisht fushatën: Shqipëria në BE deri në vitin 2030

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 08:43 | Politikë

PS hap sot zyrtarisht fushatën: Shqipëria në BE deri në

Partia Socialiste çel sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke e nisur me një ngjarje të organizuar në mënyrë simbolike: më 12 prill, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbej”, nën shenjën e 12 yjeve të flamurit të Bashkimit Europian.

Socialistët kanë zgjedhur numrin 12 si lajtmotiv të nisjes së kësaj fushate – 12 prilli, ora 12:00, dhe 12 yjet e BE-së – për të theksuar synimin e tyre politik: Shqipëria në BE deri në vitin 2030. Ky është edhe slogani i kësaj fushate: “Shqipëria 2030 në BE! Vetëm me Edin dhe PS.”

Nisja e fushatës u parapri një ditë më parë nga një tjetër veprimtari simbolike – 12 aktivitete paralele në 12 qarqet e vendit, të zhvilluara nga gratë socialiste. Një format i ri për socialistët, që këtë herë nuk mjaftohen me një takim qendror, por shpërndajnë mesazhin elektoral në të gjithë vendin njëherësh.

Të dielën, më 14 prill, fushata e Ramës do të zhvendoset në diasporë, me një takim në Milano, në orën 15:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos